Skip to content
Të Gjitha

KZAZ konstituon 10 qarqet, ja kush i zëvendëson anëtarët e PD dhe LSI

· 1 min lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se në kuadër të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit janë konstituuar KZAZ-të në 10 qarqe të vendit.

Ndërkohë që nesër do të vijojë plotësimi i tyre edhe në Tiranë dhe në Durrës .
Në përbërje të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve ka anëtare nga PS-ja dhe anëtarë të përzgjedhur kryesisht nga KQZ-ja.

Anëtarët e KZAZ-ve të caktuar nga KQZ-ja, janë njerëz të cilët nuk janë pjesë e partive politike.

Ata kanë aplikuar për t’u angazhuar pasi gjysma e anëtarëve që mungonin nga PD dhe LSI nuk kanë dorëzuar emrat e komisonerëve.