Ky është vendi që ka porositur pilulat e para të Pfizer për Covid-19

Koreja e Jugut ka rënë dakord të blejë 70 mijë pako të pilulës eksperimentale antivirale COVID-19 të Pfizer Inc.
Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA).
Kujtojmë se të dhënat nga testimet e dy kompanive sugjerojnë se Pfizer ka pilulë me më shumë efekt, ndonëse të dhënat e plota nuk janë publikuar ende.
Pfizer ka thënë të premten, më 5 nëntor, se rezultatet e testimeve tregojnë se pilula e saj ka zvogëluar për 89 për qind shtrirjen në spital apo vdekjen nga COVID-19 – sëmundja që shkakton koronavirusi – te pacientët që kanë pasur rrezik të sëmuren rëndë.