Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kuvendi i Kosovës miraton Projektligjin për pagat

22:03 22/12/2022
Reading Time: 2 min lexim

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten në lexim të dytë Projektligjin për pagat në sektorin publik. Ky ligj zbatohet për punonjësit e sektorit publik, pagat e të cilëve financohen nga buxheti i shtetit, me përjashtim të punëtorëve të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Qëllimi i këtij ligji është që të krijojë një sistem të njëtrajtshëm të pagave në sektorin publik, që përfshin parimet dhe rregullat për përcaktim të pagës në sektorin publik. Për të hyrë në fuqi Ligji për pagat, duhet të nënshkruhet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Partitë opozitare nuk e kanë mbështetur Projektligjin për pagat.

Ata, përmes disa amendamenteve të cilat nuk kanë marrë miratim në Kuvend, kanë kërkuar rritje të koeficientit për punëtorë në disa sektorë, si në shëndetësi, arsim e të tjera.

Në projektligjin e miratuar në lexim të dytë nuk përcaktohet vlera monetare e koeficientit, por thuhet se “vlera monetare e koeficientit përcaktohet me Ligjin vjetor të buxhetit”.

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar Ligjin për buxhetin, por nuk është përcaktuar ndonjë vlerë monetare e koeficientit për pagat e punonjësve të sektorit publik.

Deputetë të partive opozitare kanë kundërshtuar votimin e Projektligjit për pagat edhe për shkak të mospërfshirjes së vlerës monetare të koeficientit në projektligj.

Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit.

Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18. Koeficienti më i lartë, 18, sipas Projektligjit për pagat, i takon vetëm presidentit të Kosovës. Niveli i koeficientit 17.5 i takon kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Koeficienti 17 i takon kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe kryeministrit. Për mjekët specialistë, koeficienti është 12.

Mësimdhënësit në shkolla fillore dhe ato të mesme të ulëta, do të kenë koeficientin 5.6. Në fund të gushtit të këtij viti, mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë kanë mbajtur grevë në kërkim të miratimit të këtij projektligji. Për pasojë, procesi mësimor pati nisur me një muaj vonesë. Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë veta.

Deputeti Bekim Haxhiu nga subjekti opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, tha se do të kërkojë mendimin e Gjykatës Kushtetuese për Projektligjin për pagat.

Ligji i pagave ishte miratuar një herë në shkurt të vitit 2019. Por, një muaj para se të niste zbatimi i tij – në janar të 2020-s – institucioni i Avokatit të Popullit e pati dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për, siç kishte thënë, “vlerësimin e përputhshmërisë” së tij me Kushtetutën e Kosovës.

Gjykata, më pas, konstatoi se ligji i miratuar nuk ishte në përputhje me 11 nene të Kushtetutës dhe se shkaktonte “çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të Gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura”.

Kuvendi i Kosovës në seancën e 22 dhjetorit ka miratuar në lexim të dytë edhe Projektligjin për zyrtarët publikë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Ligjin për zyrtarët publikë do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se ligji bie ndesh me detyrimet që shteti ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike./REL/

Të tjera

Identifikohen 3 autorët e vrasjes së çiftit në Lezhë, policia: Ekzekutimi për hakmarrje
Aktualitet

Identifikohen 3 autorët e vrasjes së çiftit në Lezhë, policia: Ekzekutimi për hakmarrje

Policia ka identifikuar tre autorët e dyshuar të atentatit të rëndë të ndodhur në Balldren të Lezhës, ku mbetën të...

12:02 27/04/2026
Atentat me dy viktima në Lezhë, ekzekutohet në lëvizje 39-vjeçari i akuzuar më herët për vrasje dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

Atentat me dy viktima në Lezhë, ekzekutohet në lëvizje 39-vjeçari i akuzuar më herët për vrasje dhe bashkëshortja e tij

Një atentat i rëndë me armë zjarri ka ndodhur këtë të diel në zonën e Balldrenit në Lezhë, ku dy...

16:30 26/04/2026
Para
Deklarata e fortë e gazetarit: Qindra mijëra euro për të shpallurin në kërkim për inceneratorin e Tiranës

Horoskopi sot, 23 dhjetor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Identifikohen 3 autorët e vrasjes së çiftit në Lezhë, policia: Ekzekutimi për hakmarrje

Identifikohen 3 autorët e vrasjes së çiftit në Lezhë, policia: Ekzekutimi për hakmarrje

12:02 27/04/2026
Atentat me dy viktima në Lezhë, ekzekutohet në lëvizje 39-vjeçari i akuzuar më herët për vrasje dhe bashkëshortja e tij

Atentat me dy viktima në Lezhë, ekzekutohet në lëvizje 39-vjeçari i akuzuar më herët për vrasje dhe bashkëshortja e tij

16:30 26/04/2026
Paralajmërimet u injoruan: Zhytje 74 cm dhe krisje që po mbulohen në “Durrës Marina”, pasojat mbi blerësit e apartamenteve në ajër

Paralajmërimet u injoruan: Zhytje 74 cm dhe krisje që po mbulohen në “Durrës Marina”, pasojat mbi blerësit e apartamenteve në ajër

12:10 26/04/2026
“33 mln euro IPARD përfunduan në hotele e vila”, deputeti Kapri publikon emrat

“33 mln euro IPARD përfunduan në hotele e vila”, deputeti Kapri publikon emrat

19:21 24/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.