Skip to content
Politikë

Kushtetuesja kalon në seancë plenare çështjen për “ligjin e zonave të mbrojtura”

· 1 min lexim

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në seancë plenare çështjen e “ligjit për zonat e mbrojtura”.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së 37 deputetëve të opozitës, të cilët kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, që janë miratuar vitin e kaluar.

Opozita argumenton se këto ndryshime lejojnë ndërtimet në zona të mbrojtura dhe shkelin Kushtetutën, duke përmendur se ligji nuk i shërben interesit publik.

Deputetja Ina Zhupa, gjatë dorëzimit të kërkesës, theksoi se ligji është në kundërshtim me parimet kushtetuese.