Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kush është Altin Binaj, prokurori që bëhet sot anëtar i Gjykatës Kushtetuese

10:39 17/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kuvendi do t’i hapë sot rrugë funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, nëse do të votojë pro zgjedhjes së kandidatit për anëtar Altin Binaj. Mësohet se Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i ka dhënë dritë jeshile dhe pritet që relatori Adnor Shameti t’u propozojë kolegëve të miratojnë këtë kandidaturë.

Kandidatura e Binajt ka marrë më parë aprovimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Tashmë në duart e deputetëve është lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, e miratuar nga KED, për vendin vakant,vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi në datën 28 gusht 2018, rishpallur në datë 21gusht 2019 dhe rishpallur në datë 24 shtator 2020.

Rishpallja e hapjes së procedurës për kandidim më datë 24 shtator 2020, u bë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, të ish-anëtarit të gjykatës kushtetuese Fatos Lulo. Kandidatët që aplikuan ishin 1. Zoti Altin Binaj. 2. Zonja Ardita Buna (Alsula). 3. Zoti Ilir Haznedari.

KED kreu verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, shqyrtoi dhe rendi kandidatët sipas meritës profesionale.

Më datë 26.11.2020, KED vendosi ndalimin e kandidimit për kandidatët Ilir Haznedari dhe Ardita Buna (Alsula) dhe lejimin e kandidimit për kandidatin Altin Binaj.

Sipas jetëshkrimit Altin Binaj ka ndjekur 26 veprimtari trajnimi afatshkurtra në pjesën dërmuese të tyre në Shkollën e Magjistraturës Tiranë si dhe në Poloni, Rumani, SH.B.A, Itali, Spanjë, Moskë, Kosovë, Belgjikë, dhe Kroaci. Binaj ka qenë hetues, për periudhën 1992 – 1997, në Prokurorinë e Rrethit Vlorë, Prokuror, për periudhën 1997-2008”, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, Prokuror dhe drejtues, për periudhën 2008 –2010, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. Prokuror dhe drejtues, për periudhën 2010 – 2013”, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Prokuror, për periudhën 2013 – 2016”, në Prokurorinë e Përgjithshme Tiranë. Prokuror dhe drejtues, për periudhën 2016 e në vijim, në Prokurorinë e Apelit Vlorë.

Në momentin e vlerësimit, ky kandidat ka gjithsej 28 vjet e 4 muaj e 9 ditë vjetërsi në profesion, duke plotësuar kriterin e vlerësimit “vjetërsia në profesion”.

Binaj ka kaluar me sukses vetingun dhe verifikimit të pasurisë personale dhe të familjarëve. Rezulton se kandidati ka përfunduar studimet universitare me notë mesatare 8.2, po ashtu kandidati ka ndjekur rregullisht trajtimet vazhduese në Shkollën e Magjistaturës.

Sipas ligjit Kuvendi duhet të kishte tre kandidatura dhe të zgjidhte një prej tyre, por procedura e përshpejtuar po ndiqet për arsye se Gjykata Kushtetuese prej një kohe të gjatë është jo funksionale. Plotësimi i 6 anëtarëve do të bënte të mundur që ajo të marrë vendim në seancë gjyqësore.

/Gazetareforma.com/

 

 

Etiketa: Altin BinajkushtetuesjaKuvendi

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para

Dy emrat e ministrave të rinj tek Meta, kurorëzohet fitorja e parë e protestuesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.