Skip to content
Kryesore

Kush është 40-vjeçari shqiptar që trafikonte qenie njerëzore drejt SHBA-së?

· 1 min lexim

Një shtetas shqiptar, Sinan Kovaçi, është arrestuar nën akuzën e trafikut të qenieve njerëzore, pasi dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti kriminal që lehtësonte kalimin ilegal të shqiptarëve dhe të huajve drejt Shteteve të Bashkuara.

Hetimi, i realizuar më 26 shkurt 2025, u zhvillua nga Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Njësisë së Përbashkët Hetimore, me mbështetje nga Prokuroria e Tiranës dhe autoritetet amerikane.

Sipas hetimeve, ky aktivitet ka nisur që nga viti 2020, dhe përfshin pagesa të larta prej 30-40 mijë dollarësh për çdo person që kalonte në mënyrë të paligjshme.

Hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për zbardhjen e aktivitetit të këtij rrjeti dhe personave të tjerë të përfshirë.