Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kultivonin bimë narkotike, arrestohen edhe 2 pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal në Mat

10:02 19/04/2020
Reading Time: 3 min lexim

Në vijim të operacionit policor antikanabis i koduar “Ulëza” ka shkuar në pesë numri i personave të arrestuar për shkak të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit ka njoftuar në faqet zyrtare online se ka finalizuar me sukses operacionin dhe në pranga kanë rënë 2 persona, pjesëtarë të një grupi kriminal që kultivonte bimë narkotike.

A. L., 42 vjeç dhe A. Gj., 39 vjeç, të dy banues në fshatin Baz, Mat, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat u ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Kutivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

Gjithashtu, më herët është arrestuar shtetasi M. Gj., 55 vjeç, banues në fshatin Baz, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin, për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa më 12 nëntor 2019 janë arrestuar shtetasit R. T., 32 vjeç dhe N. T., 33 vjeç, banues në Ulëz.

Policia bën me dije se vazhdon operacioni për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ndërkohë materialet hetimore shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Mat, Dibër
Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Ulëza”.
Operacioni, nga Komisariati i Policisë Mat, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.
Shkon në 5 numri i personave të arrestuar, si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit kapen dhe ndalohen dy pjesëtarë të grupit, si dhe ekzekutohet masa për një pjesëtar tjetër, i cili ndodhet në burg për dhunë në familje.
Në nëntor 2019, në kuadër të operacionit “Ulëza”, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë edhe dy pjesëtarë të këtij grupi.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Ulëza”, të nisur në nëntor 2019, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë Mat, pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, mbrëmjen e djeshme kanë kapur dhe vënë në pranga edhe dy pjesëtarë të tjerë të grupit të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe konkretisht:
A. L., 42 vjeç dhe A. Gj., 39 vjeç, të dy banues në fshatin Baz, Mat, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat u ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Kutivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim
Gjithashtu kanë bërë ekzekutimin e urdhrit të prokurorit, për shtetasin M. Gj., 55 vjeç, banues në fshatin Baz, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në I.E.V.P. Burrel, për veprën penale “Dhuna në familje
Në kuadër të këtij operacioni, më 12 nëntor 2019 janë arrestuar shtetasit R. T., 32 vjeç dhe N. T., 33 vjeç, banues në Ulëz.
Po më 12 nëntor është arrestuar edhe shtetasi M. Gj., për dhunë në familje, por pas hetimeve me metoda proaktive rezultoi se është pjesë e këtij grupi në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa rasteve të tentativës për të kultivuar bimë narkotike në zonat malore të Njësive Administrative Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga Policia gjatë kontrolleve të territorit.
Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para

Të shëruarit po infektohen sërish! OBSH jep një tjetër lajm të keq, ç’po ndodh me ‘imunitetin e tufës’

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip