Skip to content
Kryesore

Kryetarja e komunës, Ardita Sinani ngre Flamurin e Shqipërisë në Preshevë

· 1 min lexim

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, organizoi një ceremoni festive për të shënuar 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku priti përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë në Serbi, nën drejtimin e ambasadorit Bardhyl Canaj.

Gjatë fjalës së saj, Sinani theksoi se ky është një moment për të nderuar sakrificën dhe vizionin që sollën lirinë dhe Pavarësinë për popullin shqiptar.

Në mëngjesin e 28 Nëntorit, Sinani ngriti Flamurin e Shqipërisë nga ballkoni i Komunës, duke shprehur krenarinë dhe forcën e bashkimit të shqiptarëve në mbarë botën.

Ajo shtoi se Presheva vazhdon të jetë zemra e Luginës shqiptare dhe një mbështetje e fortë për kauzën kombëtare.