Skip to content
Të Gjitha

Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar vizitë në zonën më të pasigurtë në Europë, të veshur me jelek anti-plumb

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka qenë në një vizitë në Ukrainë.

Në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së, Rama ka vizituar zonën më të pasigurtë në Evropë, bazën ushtarake “Shiroky” .

Delegacioni shqiptar

Kjo bazë ndodhet në Kharkivit të Ukrainës, dhe është zonë me kërcënim të lartë për shkak të konfliktit me paramilitarët rusë.

Kështu, kryeministri Rama dhe delegacioni shoqërues janë pajisur me jelekë antiplumb.

“Shpresoj shumë të mbajë koha e të na lejojë ta përfundojmë këtë vizitë me një udhëtim drejt Ukrainës lindore, ku dua të shoh me sytë e mi situatën e sigurisë dhe atë humanitare në zonat e ndikuara nga konflikti dhe ndikimin praktik të SMM në terren”, deklaronte Rama një ditë më parë.