Skip to content
Të Gjitha

Kryeministri në Vlorë – “Lungomare do të pësojë transformim spektakolar”

· 1 min lexim

Nëse mendoni se Lungomare aq e pati, gaboheni, përmirësimet do të vazhdojnë.

Kryeministri Edi Rama, ishte në qytetin e Vlorës, ku inspektoi punimet e fazës së dytë të projektit të Lungomares.

Një ditë më parë IKMT njoftoi se ka nisur shembja e të gjithë ndërtesave pa leje, të cilat pengonin vazhdimin e këtij projekti.

Gjithashtu është parashikuar që të ndërtohet një parkim nëntokë, i cili pritet të lehtësojë të gjithë pushuesit që vendosin të bëjnë plazhin në këtë zonë.

Kreu i qeverisë, ka paralajmëruar se ky do të jetë një transformim spektakolar, i cili do t’i japë Vlorës, një imazh tjetër.

“Vlorë- Nisi faza e dytë e Lungomares me shtrirjen e saj deri tek tuneli i Ujit të Ftohtë.

Projekti i arkitektit të famshëm belg, Xavier de Geyter, autori i Lungomares, parasheh një transformim spektakolar të këtij segmenti të dytë.

Ku hapësira deri sot e ngarkuar dhe e ngatërruar nga gjithëfarë ngrehinash e platformash të ndërtuara në vite, do të pastrohet tërësisht e do të rindërtohet në funksion të fuqizimit të imazhit të Vlorës së Rilindur Turistike”, shkruan Rama