Skip to content
Të Gjitha

Kryeinfermierja e pediatrisë në QSUT me COVID-19, testohet i gjithë stafi

· 1 min lexim

Një kryeinfermiere e pediatrisë në QSUT është e prekur nga COVID-19.

Sipas “Dosja.al”, ajo e ka marrë virusin gjatë një ceremonie mortore në Burrel.

I gjithë stafi i pediatrisë ndërkohë do t’i nënshtrohet testit.

Aktualisht numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë është 634.

Në mesin e tyre numërohën 356 të shëruar dhe 27 viktima.

Prej më shumë se dy javësh numri i të shëruarve e ka kaluar numrin e të infektuarve aktiv. .

Në spitalin Infektiv ndodhen 33 pacientë, 4 prej të cilëve në terapi intensive.

Ndërsa në spitalin COVID2 janë shtruar 7 pacientë, 4 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rëndë.