Skip to content
Të Gjitha

Kryebashkiakja e Roskovecit kërkon mandat të dytë/ Restauron shtëpinë dhe rrugën e krye-sekretarit të kryeministrit

· 2 min lexim

Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi ka vendosur që të bëjnë një të mirë për qytetin e saj.

Bufi ka vendosur që të rinovojë rrugën “Agaçaj” e cila ka një kosto prej 90 milionë lekësh.

Përzgjedhja e rrugës që do të rindërtohet nuk është rastësore mesa duket, pasi ajo korrespondon me rrugën dhe lagjen e Ëngjëll Agaçit në Roskovec-fshati “SUK-1”.

Është një tender me vlerë prej 90 milionë lekësh, i cili do të asfaltojë rrugën në lagjen “Agaçaj”, ku banojnë prindërit dhe të afërmit e krye-sekretarit të kryeministrit.

Ende nuk ka një të dhënë nëse do të jetë vetë Agaçi, ai që do të inaugurojë rrugën, por dihet fakti, se në muajin tetor 2018, bashkia i restauroi shtëpinë e prindërve në këtë fshat, me financim  nga fondi i BE, për strehimin të komunitetit egjiptian të Roskovecit, duke e futur edhe familjen “Agaçi”, në listë si familje pjesë e këtij komuniteti.

NJOFTIMI/ BASHKIA ROSKOVEC

  • Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Bashkia Roskovec, Tel/Fax 0387 80 241, e-mail [email protected]
  • Lloji i procedurës së prokurimit: Kërkesë per propozim.
  • Objekti i kontratës: “Rikonstruksion i rrugës “Lagjia Agaçaj”, fshati Suk-1 (Asfaltim)“.
  • Numri i referencës së procedurës/lotit : REF-05357-01-28-2019.
  • Fondi limit 7 493 000 (shtatemilion e katerqind e nentedhjete e tremije) leke pa TVSH.
  • Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 5 muaj.
  • 7- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 08.02.2019 ora 09:00.