Skip to content
Aktualitet

Kriza e klimës në botë nxitet nga konsumi i 1% të më të pasurve, të varfrit paguajnë çmimin…

· 2 min lexim

Searchet nga organizata bamirëse kundër varfërisë “Oxfam” dhe Instituti i Mjedisit në Stokholm, kanë zbuluar se, emetimet e dyoksidit të karbonit janë rritur me 60% nga 1990 në 2015.

Raporti fajëson një përqindje të të pasurve për rritjen e 15% të këtyre emetimeve.

Kjo përqindje është dy herë më shumë dyoksid karboni sesa emetohet nga gjysma e njerëzve të varfër në botë.

Studimi tregoi gjithashtu se 10% e të pasurve e popullsisë globale e përbërë nga 630 milion njerëz ishte përgjegjëse për rreth 52% e emetimeve globale gjatë asaj periudhe.

Globalisht ky 10% përfshin ata me të ardhura mbi 35.000 dollarë në vit dhe një përqind ata që fitojnë më shumë se 100.000 dollarë.

Tim Gore, Shefi i Politikave, Avokatisë dhe Searchit në Oxfam dhe autori i raportit, tha se.

“Konsumimi i tepërt i të pasurve po nxit krizën e klimës, megjithatë janë komunitetet e varfra dhe të rinjtë që po paguajnë çmimin. Një pabarazi e tillë ekstreme e karbonit është një pasojë e drejtpërdrejtë e ndjekjes me dekada të qeverive tona për rritjen ekonomike të pabarabartë dhe me intensitet të lartë të karbonit”.

Studimi tha se emetimet e karbonit ka të ngjarë të rikthehen shpejt ndërsa qeveritë lehtësojnë bllokimet e lidhura me Covid.

Nëse emetimet nuk vazhdojnë të bien nga viti në vit, atëherë, në dekadën e ardhshme, ky 10 përqindësh i të pasurve në botë është i mjaftueshëm për të ngritur nivele mbi pikën që mund të rrisin temperaturat me 1.5 gradë C.

/GazetaReforma.com/