Skip to content
Politikë

“Kriminel”/ Rama pritet me protesta nga shqiptarët në Londër

· 1 min lexim

Një orë para takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e diasporës në Londër, opozita ka organizuar një protestë përpara sallës “Copper Box”.

Në hyrje të sallës ku pritet të zhvillohet takimi, vihet re një prani e shumtë e forcave policore britanike.

Ndërkohë, protestuesit kanë vendosur parulla kundër Ramës në gardhet që rrethojnë hyrjen e sallës.

“Ai i përzuri të gjithë këta shqiptarë dhe tani i përndjek dhe i intimidon edhe këtu”.

“Ardhja e kryeministrit është pritur me protesta. Mbaruan votat nga Shqipëria, tani hambari i votave është diaspora. Të gjithë janë të dislokuar këtu. E gjithë qeveria dhe PS është në Londër. Një fushatë jashtëzakonisht e madhe. Ky takim është organizuar nga muaji korrik, është anuluar dy-tre herë dhe arsyeja ka qenë pajisja me viza e të gjithë administratës. Nuk e kuptoj çfarë kërkojnë nga diaspora? Polici e madhe”, tha kreu i PD-së dega Londër, Shkëlzen Rustemaj.