Skip to content
Të Gjitha

Krim makabër në Zvicër, vjehrri shqiptar 56-vjeçar vret me thikë nusen e djalit

· 2 min lexim

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zvicër.

Një 56-vjeçar shqiptar nga Kosova ka masakruar për vdekje me thikë nusen e djalit të tij.

Sipas mediave zvicerane, autori i dyshuar i krimit makabër është 56-vjeçari, Bamir T., i cili është arrestuar nga policia në vendin e krimit,

Viktima është identifikuar si Adelina T., 24-vjeçe.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në një apartament në rrugën Muttenz, në qytetin Pratteln.

Babai dhe djali i tij 27-vjeçar jetonin me nusen e djalit dhe me nipin 4-vjeçar deri një vit më parë.

Më pas familja e çiftit të ri ishin zhvendosur në shtëpinë e tyre që ndodhej pranë banesës së 56-vjeçarit.

Ata madje kanë ruajtur edhe lidhjet e ngushta me këtë të fundit.

Ende janë të paqarta motivet që e çuan shqiptarin nga Kosova t’i merrte jetën në mënyrë makabre bashkëshortes së djalit të tij.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktima e sulmoi vjehrrin e saj, pasi edhe ai ishte plagosur në dorë.

Ka dyshime se mosmarrëveshja midis tyre mund të ketë lindur për shkak të divorcit të planifikuar midis djalit të autorit dhe viktimës.

Djali i autorit ishte takuar më herët me një avokat divorci.

Pasi 24-vjeçarja mësoi këtë gjë, ajo thuhet se ka shkuar te vjehrra dhe vjehrri me të birin, ndërsa dyshohet se këta të fundit e kanë fajësuar për problemet e saj martesore.

E gjithë zona është tronditur nga ngjarja, pasi autori i vrasjes makabre njihej si një person i sjellshëm dhe i respektuar nga fqinjët.