Skip to content
Kryesore

Krijoi organizatën kriminale për trafikim qeniesh njerëzore, kush është 49-vjeçari

· 1 min lexim

Një 49-vjeçar nga Egjipti, i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane, është arrestuar në Durrës.

Ai akuzohet për krijimin e një organizate kriminale të përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore.

Gjykata e Katanias në Itali kishte lëshuar një urdhër arresti ndaj tij për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore” në kuadër të organizatës kriminale. Ligji italian parashikon një dënim maksimal prej 20 vjetësh burg për këtë krim.

Operacioni, i koduar “Operacionalja 36”, u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Pas arrestimit, autoritetet shqiptare po punojnë për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 49-vjeçarit në Itali.