Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kreu i përkohshëm i Selisë së Shenjtë, emri që la pas Papa Françesku

08:36 22/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
Kreu i përkohshëm i Selisë së Shenjtë, emri që la pas Papa Françesku

Me lajmin tronditës për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut të hënën në mëngjes, një figurë jo shumë e njohur për publikun ndërkombëtar doli në skenë: Kardinali irlandez-amerikan Kevin Farrell, i cili njoftoi se Papa ishte “kthyer në shtëpinë e Atit”.

Por përveç këtij njoftimi, Farrell mori mbi supe një prej detyrave më të rëndësishme në Selinë e Shenjtë atë të Camerlengo-s, roli që e vendos përkohësisht në krye të Vatikanit deri në zgjedhjen e Papës së ri.

Ky pozicion i është besuar nga vetë Papa Françesku në vitin 2019, dhe përfshin jo vetëm administrimin e përditshëm të Vatikanit gjatë periudhës “Sede Vacante” (kur posti i Papës është vakant), por edhe drejtimin e organizimit të ceremonive mortore dhe procesit që çon në zgjedhjen e pasardhësit të Françeskut.

Kush është Kevin Farrell?

I lindur në Dublin më 1947, Farrell ka ndjekur studime teologjike në Universitetin e Salamankës në Spanjë dhe në Universitetin Papnor Gregorian në Romë.

Karriera e tij është shtrirë në disa kontinente nga Meksika ku shërbeu si kapelan, deri në SHBA ku ka kaluar mbi 30 vite në shërbim të Kishës, përfshirë edhe si peshkop i Dallasit nga viti 2007.

Në vitin 2016, Papa Françesku e ftoi në Vatikan për të drejtuar dikasterin e sapokrijuar për Laikët, Familjen dhe Jetën, ndërsa në vitin 2023 ai e emëroi edhe president të Gjykatës së Lartë të Shtetit të Qytetit të Vatikanit dhe kryetar të Komisionit për Çështje Konfidenciale.

Përveç ceremonive mortore, Farrell do të udhëheqë edhe përgatitjet për konklavën, ku kolegji i kardinalëve do të zgjedhë Papën e ri. Në histori, dy camerlengo janë bërë edhe vetë papë një mundësi që, ndonëse e rrallë, mbetet gjithnjë e hapur.

Ceremonia e vendosjes së trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit pritet të zhvillohet të mërkurën në mëngjes, ndërsa bota katolike i kushton homazhet e fundit një prej figurave më të dashura të kohëve moderne.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: kardinaliPapa FranceksuVatikani

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
22 prilli, Dita ndërkombëtare e Tokës

22 prilli, Dita ndërkombëtare e Tokës

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip