Skip to content
Të Gjitha

KQZ nis punën/ 57 kandidatë marrin njoftimin për kalimin e mandatit të deputetit, çfarë do të ndodhë?!

· 1 min lexim

Lënia e mandateve nga deputetët e opozitës sigurisht që është shoqëruar me debate të shumta, mirëpo ka ardhur koha që këta deputetë të zëvendësohen. Ka qenë vet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  i cili ka nisur me postë për 57 kandidatët nga listat e PD dhe LSI, për t’u komunikuar atyre kalimin e mandatit të deputetit, pas dorëheqjes së anëtarëve të opozitës.

Megjithatë shumë prej këtyre pasuesve janë shprehur se nuk kanë për ta pranuar mandatin edhe pse asnjëherë nuk i dihet, pasi e thëna nga realizimin janë shumë hapa larg.

Mirëpo për ta menduar, kandidatët kanë plotë 10 ditë kohë, periudhë gjatë së cilës vendosin nëse do të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit ose jo.

Dy ditë më parë Komisioni Qendror Zgjedhor konfirmoi zyrtarisht se i kanë mbërritur nga Kuvendi dorëheqjet e 57 deputetëve të opozitës që vendosën të ndërpresin mandatin. Zëdhënësja e KQZ-së tha se ky institucion do të nisë procedurat për zëvendësimin e tyre me kandidatët pasues në lista.