Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kosova nuk do të mbyllet për festën e Krishtlindjes, diskuton shtyrjen e orarit

09:09 15/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kosova nuk do të mbyllet për festën e Krishtlindjes. Për situatën epidemiologjike në vend është deklaruar dje edhe zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.

Pas takimit virtual që e ka pasur me kryetarët e komunave dhe ministrin e Shëndetësisë, Tahiri ka thënë se kanë arritur në përfundim se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme aktualisht.

Ai tha se, po ashtu, kanë diskutuar që të analizohet shtyrja e orarit të mbylljes.

“Me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkëbiseduam me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për situatën me Pandeminë dhe respektimin e masave. U dakorduam të rrisim vigjilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara. Në këtë takim, u dakorduam se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes”, ka shkruar Tahiri.

Kryetarët e komunave kërkojnë të vazhdohen masat, lirimi i tyre nuk është opsion. Ndërkohë, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se kryetarët e komunave kanë kërkuar që të vazhdohen masat anti-Covid.

“Kryetarët kanë kërkuar që masat të vazhdohen. Masat do të shqyrtohen varësisht numrit të të infektuarve, nëse ndryshohen masat do të ketë kujdes që të mos dëmtohet ekonomia. Lirimi i masave nuk është opsion, pasi situata është ende e rënduar”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ibrahimi tha se kategorizimi i komunave sipas zonave të rrezikshmërisë së përhapjes së virusit, ka pasur efekt pozitiv në uljen e numrit të rasteve pozitive.

“Në takim u diskutua edhe ndarja e komunave sipas zonave, si konkludim i përbashkët ishte se ky kategorizim është treguar i suksesshëm. Kjo ndarje e ka pasur efektin pozitiv në uljen e numrit të rasteve pozitive”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai shtoi se niveli lokal ka kërkuar nga ai qendror që t’i kushtohet vëmendje edhe ardhjes së diasporës.

“U vlerësua puna e përbashkët e nivelit lokal dhe qendror. U kërkua nga niveli qendror që t’i kushtohet vëmendje e veçantë ardhjes së mërgatës, pasi kanë kontribuuar vazhdimisht”, ka thënë Ibrahimi.

“Që nga e premtja kemi kategorizim të ri të komunave dhe fatmirësisht kemi lëvizje për të mirë ku 5 komuna nga zona e kuqe kanë kaluar në zonën e verdhë dhe 7 komuna janë nga zona e verdhë në zonën e gjelbër”, ka deklaruar ministri Zemaj.

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: covidKosovakrishtlindje

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para

Rikthehet Madeleine Albright, SHBA do ta caktojë për dialogun Serbi-Kosovë

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip