Skip to content
Bota

Koronavirusi shkakton mbi 100 mijë të vdekur në Brazil

· 1 min lexim

Ka shkuar mbi 100 mijë, numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit në shtetin e Brazilit.

Numri i viktimave në shtetin brazilian nga Covid-19, ka shkuar 100 543 individë.

Ndërsa, numri i të infektuarve nga virusi në Brazil ka shkuar në 3 013 369 persona.

Presidenti brazilian Jair Bolserano tha se virusi ishte si një virus i zakonshëm, por tashmë shifrat e viktimave janë tepër problematike.

Brazili është shteti i dytë për nga numri i të infektuarve nga koronavirusi në botë, pas SHBA-ve.