Skip to content
Të Gjitha

Koronavirusi nuk ndal traditat, banorët e Nartës festojnë karnavalet duke kërcyer në mes të fshatit

· 1 min lexim

Qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

Një ndër masat është edhe ndalimi i tubimeve dhe aktiviteteve kulturore.

Mirëpo banorët e Nartës në Vlorë nuk e kanë zbatuar urdhërin e qeverisë.

Ditën e sotme ata kanë kremtuar karnavalet, duke mos hequr dorë nga traditat, edhe në situata të vështira si kjo që ndodhemi tani.

Banorët janë mbledhur në qendër të fshatit duke kënduar e kërcyer së bashki.

Ata shprehen se kanë marrë leje në polici për zhvillimin e aktivitetit.

Vlora ndërkohë numëron 5 të prekur nga COVID-19 dhe nuk ka qenë një qytet problematik.

Kujtojmë këtu se në rang kombëtar, numri i të prekurve ka shkuar në 609, në mesin e të cilëve 345 të shëruar dhe 26 viktima.