Skip to content
Rajoni

Koronavirusi në Greqi/ Në 24 orë 2018 raste të reja. Ja sa humbje jete pati…

· 1 min lexim

Situata e pandemisë në Greqi vijon të jetë kritike dhe me gjithë masat e shtrënguara nga autoritetet shtetërore.

Sot në Greqi autoritetet njoftuan për 2,018 raste të reja të koronavirusit në vend, nga të cilat 2 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 99306. Ndërsa 608 pacientë po trajtohen të intubuar, 524 pacientë të tjerë janë liruar nga ICU.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 99 vdekje të reja duke shkuar kështu në 2001 numri total i vdekjeve, nga të cilat 806 gra.

Sipas autoriteteve rastet e raportuara me COVID-19, janë kryesisht raste që kanë të bëjnë me udhëtimet jashtë vendit.

Sakaq mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën në 24 orë, janë kryesisht 80-vjeç, të cilët kishin edhe sëmundje shoqëruese.

/GazetaReforma.com/