Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Koronavirusi, mënyrë jetese: Si të veproni nëse dikush rrëzohet në rrugë

18:57 23/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Koronavirusi vijon të përparojë ndjeshëm dhe deri tani ka shënuar 2,677,724 të infektuar dhe 187,541 viktima në 210 vende të botës.

Shpesh herë OBSH ka dhënë deklarata pesimiste rreth situatës në botë duke u shprehur se deri në krijimin e vaksinës do na duhet të bashkëjetojmë me Covid-19, teksa së fundmi paralajmëroi se situata nuk do të normalizohet së shpejti.

Pra, teoria e deritanishme e OBSH dhe e një pjese të ekspertëve është se për një periudhë kohore të pacaktuar, koronavirusi do kthehet në mënyrë jetese.

Në vijim të kësaj ideje, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, dha ditën e sotme disa këshilla të rëndësishme për qytetarët.

Në një komunikim live në “Facebook”, Brataj u tregoi qytetarëve se çfarë duhet të kenë parasysh për këtë virus, që nga përdorimi i maskës dhe grumbullimi nëpër tregje.

“Ka simptoma shumë të ngjashme me gripin, por është më agresiv, sulmon në një kohë shumë të shkurtër një numër shumë të madh njerëzish. Nuk është tamam si gripi. Maska që ne përdorim, ato të thjeshtat, nuk të mbrojnë nga infektimi. Nëse unë jam bartës i sëmundjes, duhet të përdor maskën, për të mos infektuar të tjerët. Për t’u mbrojtur 100% nga të infektuarit, personeli shëndetëso përdorin maskat kirurgjikale. Koronavirusi nuk sheh në fytyrë askënd, i prek të gjithë. Infeksionin mund ta marrin të gjithë njësoj, por shfaqja e tij varet nga mosha, sëmundshmëria që mund të ketë secili”.

Më tej, numri 1 i Urgjencë tha:

  • Nëse je në lëvizje, nuk je i sëmurë, nuk ka sens përdorimi i maskës.
  • Maska duhet përdorur, kur je i infektuar, kur do të shkosh në një vend ku do të rrish në radhë, mund ta përdorësh.
  • Koronavirusi nuk shkakton arrest kardiak të menjëhershëm.
  • Nëse shihni dikë në rrugë duke u rrëzuar, duhet ta ndihmoni, të afroheni të paktën, ta pyesni, pasi të vini dorezat dhe maskën.
  • Përdorni maska kirurgjikale.

Kujtojmë se në vendin tonë vijon të thellohet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi dhe deri tani numërohen 663 të infektuar, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para

Furtuna pas “shëtitjes” në bllok të Dritan Dajtit, emërohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip