Skip to content
Kryesore

Korçë/ Mjeti del nga rruga dhe përmbyset në kanal

· 1 min lexim

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë.

Një automjet tip “Mercedes-Benz” ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime, ndonëse aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e incidentit.