Skip to content
Të Gjitha

Korça lëkundet nga një tërmet i fuqishëm

· 1 min lexim

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak më parë në Korçë.

Magnituda e tërmetit ishte 4.8 ballë. Lëkundjet janë ndierë edhe në zonat përreth, duke vënë në panik shumë banorë të cilët prej disa ditësh rrinë me frikë në shtëpitë e tyre.

Nuk dihet nëse janë regjistruar dëme materiale.

Kujtojmë këtu se, pak kohë më parë lëkundjet e forta të tërmetit shkatërruan shtëpitë në disa fshatra në Korçë, duke bërë që njerëzit për disa ditë ta gdhinin në “qiell të hapur”.