Skip to content
Politikë

Kontrolli i rastësishëm që prangosi të afërmin e të fortit të Shijakut

· 2 min lexim

Në bulevardin Gjergj Fishta në Tiranë, policët e patrullës së përgjithshme ju vunë pas një makinë të dyshimtë.

Më 18 janar 2021, në orën 22:00, policët kuptuan menjëherë se shoferi i një automjeti ishte i dehur, ende pa kryer testin përmes dragerit.

Gjatë kontrollit, një efektiv gjeti një armë tip “Bereta” me dhjetë fishekë të fshehur poshtë sendiljes së shoferit.

Analizat e alkoolmatësit konfirmuan dyshimet për drejtimin e automjetit nga një shofer në gjendje të dehur, dhe oficerët firmosën urdhrin e arrestit për armëmbajtje pa leje dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Por, ndërkohë që agjentët po punonin për të dërguar të dyshuarin në qeli, një person tjetër, i shpallur në kërkim, po përdorte aplikacionin SKY ECC për të komunikuar dhe për të bërë telefonata për të liruar të arrestuarin.

I arrestuari, Julian Gjoshi, kishte lidhje me Altin Hajrin, një emër i njohur në dosje kriminale.

Pasi mori informacion për arrestimin e kunatit, Hajri filloi të telefononte për të ndërhyrë për lirimin e tij.

Një nga këto hetime përfshinte përdorimin e kodit SKY “BFLSI1”, që çoi në dyshime për një deputet shqiptar.

Dosja për deputetin Jurgis Çyrbja përfshinte biseda me individë të tjerë, duke u ngritur dyshime për lidhjet e tij me krimin.

Në fund, Altin Hajri komunikoi me deputetin për të përdorur ndikimin e tij dhe për të ndihmuar në lirimin e kunatit.

Se kanë kap kunatin tim me pistoletë. Mos bajm naj gjë, është kunati me gjith atë Bolin që rrin aty ke un. Të paktën ta mbajë një e të dalë një. Shif naj arrest shtëpie’.