Skip to content
Të Gjitha

Konfirmohen me koronavirus 7 persona në Fier, morën pjesë në një ceremoni mortore

· 1 min lexim

Në përditësimin e përditshëm të të dhënave, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 124 raste të reja nga 500 testime të kryera dhe tashmë numërohet 6275 të infektuar në total.

Nga këto 7 raste pozitive ishin në Fier dhe 1 rast në Patos, dhe mësohet se 6 nga 7 të prekurit janë anëtare të një familje. Dhe shkak për infetimin e tyre mësohet të jetë bërë një ceremoni mortore.

Nërkohë kujtojmë se dy ditë më parë rezultuan pozitiv me koronavirus 4 pjesëtarë të njjë familje në Fier, të cilë kishin qenë të pranishëm në të njëjtin varrim në Cakran.

Që nga fillimi i panndemisë e deri më tani në Fier kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa janë shënuar 105 raste aktive.