Skip to content
Të Gjitha

Komisioni “Balla” për raportin e Dick Marty-t, depozitohet kërkesa me 18 firma

· 3 min lexim

Depozitohet në Kuvend Kërkesa e grupit parlamentar të PS-së për ngritjen e një komisioni të posaçëm hetimor për hetimin e raportit të Dick Marty-t.

Kryetari i Grupit Parlamentar në PS Taulant Balla ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për të ngritur Komisionin.

Kërkesa për ngritjen e Komisionit u firmos nga ana e 18 deputetëve të parlamentit shqiptar. Ky komision është ngritur për hetimet e Dick Martyt ndaj krimeve të supozuara të ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Zanafilla

Më 25 janar 2011 Këshilli i Evropës ka miratuar rezolutën për “Për investigime të pretendimeve për trajtim çnjerëzor dhe trafik të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, bazuar në raportin e Dick Marty-t. Komisioni i Posaçëm parlamentar do të kërkojë konkluzionet e hetimit të pretendimeve, rolin që ka luajtur institucionet dhe politikanët shqiptarë, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve. Brenda 3 muajve komisioni duhet të hartojë një raport përmbledhës dhe t’ia paraqesë Kuvendit. Në fund të do të hartohet edhe një projektrezolutë për këto çështje.

Balla shprehet se Komisioni i Posaçëm do të bëjë një raport përmbledhës. Po ashtu, numri 2 i PS-së thekson se ky Komision do të hartojë edhe një raport informues.

“Shqipëria është një shtet ligjor, që ka për detyrim t’i verifikojë. Dhe më pas i takon KE që të rivlerësoj vlerësimet për Shqipërinë”, ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar të PS-së, për mediat të mërkurën.

Ai sqaroi se ky komision ka qenë detyrë e qeverisë. Ndërsa theksoi se qeveria “do të gjejmë instrumentin e duhur që këto çështje të qartësohen dhe askush të mos bëjë raporte për krime që gjoja ka ndodhur në Shqipëri”.

Kuvendi miratoi më 12 nëntor propozimin e shumicës socialiste për ngritjen e një komisioni hetimor për krimet e hamendësuara të kryera në Shqipëri nga anëtarët e UÇK-së.

Debati

Turp e quajti presidenti Ilir Meta ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar akuzat e Dick Marty.

“Ky është turpi më i madh që bën Kali të Trojës se dihet kush i fabrikoi akuzat e DICK Martin se cilat vende e fabrikuan se kërkon të fusë përçarjen mes shqiptarëve”, kundërshtuar Presidenti Meta.

Të dhënat e raportit të Dick Marty-t, sipas hetimeve të EULEX, përfshirë edhe Shqipërinë, nuk janë vërtetuar dhe për këtë arsye nuk u panë të përfshira në aktakuzën ndaj ish presidentit Thaçi dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale në Hagë.

Debati mbi këtë çështje u hap një ditë para nisjes së gjyqit nga vetë kryeministri Rama që fajësoi Lulzim Bashën se kishte ndihmuar në përpilimin e kësaj dosje, në kohën kur ka punuar në UNMIK në Kosovë.

/GazetaReforma.com/