Skip to content
Politikë

Kodi Zgjedhor/ Shtyhet seanca e Kushtetueses

· 1 min lexim

Kuvendi i Shqipërisë ka kërkuar shtyrjen e seancës së Gjykatës Kushtetuese lidhur me kundërshtimet ndaj ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor.

Seanca, e planifikuar fillimisht në 26 nëntor, por është shtyrë për 4 dhjetor 2024, ora 10:00. Kërkesa për shtyrje u paraqit nga Kuvendi më 11 nëntor, duke kërkuar më shumë kohë për përgatitjen e argumenteve.

Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën më 12 nëntor dhe caktoi një afat për dorëzimin e parashtrimeve nga Kuvendi deri më 27 nëntor 2024.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë kundërshtuar nga disa subjekte politike dhe organizata, të cilat kanë kërkuar shfuqizimin e tyre.

Kërkuesit janë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar,” organizata “Shqipëria Bëhet,” partia “Nisma Thurje,” si dhe deputetët Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Merita Bakiu, Gëzim Ademaj, dhe parti të tjera si “Aleanca Demokracia e Re” dhe “Ora e Shqipërisë.”

Këto grupe kanë kërkuar një gjykim të shpejtë për shkak të kufizimeve kohore, për të mos ndikuar në afatet e zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme.