Skip to content
Të Gjitha

KLP përcakton drejtuesit e përkohshëm të prokurorive nëpër rrethe

· 1 min lexim

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar emërimet e përkohshme të drejtuesve të Prokurorisë në rrethe.

Disa nga prokurorët që do të lëvizin janë Kreshnik Ajazi, Rita Gjati dhe Arben Dyli.

Ajazi deri më tani ka qenë pjesë e Prokurorisë së Tiranës.

Ai ka pasur në duar disa dosje të nxehta, si tenderat në ministrinë e Drejtësisë dhe vrasja në ish-bllok më 4 tetor të 2018-ës.

Sipas vendimi të ri të KLP, ai do të transferohet në Elbasan, ku do të hetojë atentatin ndaj Andi Zylyfit.

Lëvizjet e miratuara në mbledhjen e sotme të KLP:

Rita Gjati, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë Kukës

Kreshnik Ajazi, drejtues i Prokurorisë pranë gjyaktës së Shkallës së Parë Elbasan

Violeta Shkurta, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë Fier

Arben Dyla, drejtues i Prokurorisë së Shkallës së Parë, Lushnje

Françesk Ganaj, aktualisht prokuror në lezhë, si drejtues në prokurorinë e Pukës