Klodian Tomorri: Policët që dhunojnë qytetarët duhet të përjashtohen përgjithmonë nga shërbimi publik

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër pas raportimeve se një protestues i ndaluar është dhunuar gjatë qëndrimit në ambientet e policisë dhe më pas është transportuar në spital për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Përmes një postimi në Facebook, Tomorri kërkon që punonjësit e policisë të përfshirë në raste të tilla të përjashtohen përgjithmonë nga funksionet publike dhe të mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet e tyre. Ai thekson se detyra e policisë është ndalimi i personave, ndërsa vendimmarrja për masën e sigurisë i takon gjykatës, jo efektivëve të rendit.
Gazetari shprehet se përdorimi i dhunës ndaj personave të ndaluar përbën një njollë për uniformën e shtetit dhe kujton se torturat janë dënuar prej kohësh nga shoqëritë demokratike, pavarësisht veprës penale për të cilën akuzohet një person.
Postimi i plotë:
“Keta zagaret e zellshem te policise a kushdo qofshin, qe rrahin njerezit e ndaluar duhen zhdukur perjetesisht nga detyrat publike, pa te drejte apelimi. Sot ka dale nje lajm qe kane rrahur nje nga protestuesit ne qeli dhe me pas e kane derguar ne spital. Aq keq e kane dhunuar domethene. Tani keta maskarenjte jane turp per uniformen dhe shtetin dhe duhen perjashtuar perjetesisht nga sherbimi publik. Madje edhe duhen peshtyre surratit kur dalin rrugeve. A e keni ndaluar? Kaq detyre ju ngarkon ligji. Madje edhe kete ja u ka lene me kushtezim sepse eshte gjykata ajo qe vendos, nese ata qe ndaloni duhet te rrine ne qeli apo duhet te dalin. Bota ka ndaluar torturat qe ne mesjete edhe per kriminelet me te medhenj, keta marrin e rrahin njerez te pafajshem neper burgje. Del ai dhe thote qe monopolin e dhunes e ka shteti. Dhe ja, shteti i tij jane keta larot.”