Skip to content
Të Gjitha

Kishte djegie në pjesën e sipërme të trupit, dyshimet e para për viktimën në Korçë

· 1 min lexim

Një 45-vjeçar u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Mborje të Korçës.

Sipas policisë, viktima është Flamur Duci.

Trupi  i pajetë u gjet nga bashkëfshatarët në lokalin e tij.

Mësohet se 45-vjeçari kishte djegie në pjesë e sipërme të trupit, çka dyshohet se autorët janë munduart’i vënë flakën, shkruan “Balkanweb”.

Njëkohësisht atj i është gjetur edhe një plagë, e shkaktuar nga një mjet prerës.

Viktima njihej si një person i qetë nga banorët e zonës, ndërsa nuk kishte precedentë penalë.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.