Skip to content
Të Gjitha

Për 1 muaji në betejë me jetën, Vjollca Braho shërohet nga koronavirusi

· 2 min lexim

TIRANË

Shefja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Vjollca Braho, ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin.

Braho e ka dhënë lajmin në rrjetet sociale, ku shprehet se pas më shumë se 1 muaji ka arritur të mposhtë Covid-19. Ajo ka treguar krahun që i është nxirë nga serumet, ndërsa shprehet se ka pasur probleme me frymëmarrjen e ndodhet në gjendje të rëndë në reaminacion.

Vjollca Braho bën thirrje ndaj qytetarëve që të kenë kujdes ndaj Covid-19, duke theksuar se nuk është një lojë. Braho shprehet se qytetarët duhet të mbajnë maska dhe gjithashtu edhe distancë sociale me njëri-tjetrin.

Ndërsa, ka gjetur kohën që të falënderojë edhe stafin mjekësor në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Postimi i plotë i shefes së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Vjollca Braho:

Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj në lufte per jeten. Por ja dola ….

Te dashur miq , mikesha e te aferm. Ju falenderoj nga    Zemra secilin nga ju nje per nje  per mijra sms-te e derguara ne telefonin tim ,  e telefonatat pafund qe interesoheshit cdo dite per  shendetin tim edhe pse une nuk mund ti pergjigjesha asnjeriu 😔

Veshtiresia ne frymemarje ishte shenja kryesore qe dha alarmin qe jeta ime ishte ne rezik .

Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj ne luftuam per  ne fund ja dolem.

Nje falenderim

te vecante me perulje per ekipin e mrekullueshem te reanimacionit Dr Albani, Fahriu , Eljana, Arjani, kryeinfermierja e reanimacionit  Merita, vajzat si flutura te reanimacionit, kryeinfermiret e pergjithshme Hena &Leta , sanitare Bukuria e per gjithe personelin e ketij Spitalit shpreh mirenjohjen te pafund per ate pune te shkelqyer qe ju e benit per te gjithe e jo vetem per mua duke ju dhene fryme e jete cdokujt me shpirt e zemer, Ju qe me dhate oksigjenin me dhate frymen me kthyet buzeqeshjen e Jetes me dashuri e profesionalizem!   Nuk gjej fjale per te falenderuar  Shefen e Reanimacionit profesores Alma Canin ( Motra ime ❤️ ) qe per dite  e nete te tera ajo mohoj gjithshka nga jeta e saj duke ndenjur ne spital e pa u kthyer as ne darke ne shtepi ( kete se beri  vetem per mua por per te gjithe pacjentet ne reanimacionin qe ajo drejton me aq shume profesionalizem e dashuri, duke mohuar  veten per pacjentet ) .  Ne Shqiptaret jemi me fat qe kemi ne ekipet tona mjeke ekselente  qe na i ka zili dhe 🌍 per pergatitjen e tyre edhe si pleumolog edhe si reanimator 😍👏 👏