Skip to content
Bota

Kirgistani në flakë nga protestat e dhunshme, anulohen zgjedhjet. Donald Lu i shpalli të rregullta  

· 2 min lexim

Kirgistani është përfshirë nga kaosi dhe protestat e dhunshme si pasojë e zgjedhjeve të manipuluara dhe të kontestuara nga opozita e vendit.

Grupet opozitare kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të aparatit qeveritar në Kirgistan, pasi në vend shpërthyen protestat e dhunshme.

Presidenti i vendit, Soorenbai Jeenbekov, ka bërë thirrje për qetësi dhe ka deklaruar se nuk do heqë dorë nga pushteti.

Deri të martën vonë, protestat kanë shkaktuar të paktën një viktimë dhe mbi 686 të plagosur. Sipas “Reuters”, vendi rrezikon protesta të reja të dhunshme.

Zyrtarët e komisionit të zgjedhjeve i kanë anuluar votimet e së dielës dhe kanë deklaruar se do të përsëriten.

Por ambasada amerikane në këtë vend, që drejtohet nga ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i vlerësoi si të rregullta zgjedhjet e anuluara.

“Vlerësojmë po ashtu edhe Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Zgjedhor për përpjekjet e tyre për të organizuar një proces të sigurt elektoral, pavarësisht sfidave në kohën e pandemisë.

Raportet paraprake të vëzhguesve nënvizojnë se fushata ishte konkurruese dhe procesi i votimit ishte paqësor, i mirëorganizuar dhe përgjithësisht eficient”,- thuhet në deklaratë.

Aty bëhet thirrje që të adresohen problemet zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Pas shpërthimit të protestave, ambasada ka bërë thirrje për zgjidhje paqësore.

Donald Lu i shpalli të rregullta/ Anulohen votimet, digjet Kirgistani

Zgjedhjet në Kirgistan: Results e së dielës anulohen pas protestave  masive - Latest news - Zëri

Zgjedhjet në Kirgistan: Një i vdekur dhe 600 të plagosur gjatë protestave -  Gazeta Mapo

Zgjedhje parlamentare në Kirgistan - KOHA

Protestat e dhunshme anulojnë rezultatin e zgjedhjeve në Kirgistan - Tirana  Today

Protestuesit kërkojnë “Zgjedhje të drejta” në Kirgistan

Opozita në Kirgistan e merr pushtetin me dhunë pasi futet në ndërtesat  qeveritare - Gazeta Express

/Burimi: Reuters/ Përshtati: GazetaReforma.com/