Skip to content
Bota

Kina hakmerret sërish ndaj SHBA-së, rrit tarifat për mallrat amerikane

· 1 min lexim

Kina ka njoftuar një rritje të mëtejshme të tarifave për produktet amerikane në 125%, një rritje e konsiderueshme nga 84% që ishte shpallur më herët këtë javë.

Ky vendim është në përputhje me tarifat e aktualizuara që SHBA ka vendosur për mallrat kineze. Ministria e Financave e Kinës ka paralajmëruar se nëse SHBA vazhdon të dëmtojë interesat e Kinës, ajo do të marrë kundërmasa të forta dhe do të luftojë deri në fund.

Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, ka deklaruar se Kina nuk ka frikë nga ndikimet e jashtme, duke theksuar se zhvillimi i vendit ka qenë gjithmonë i bazuar në vetëbesim dhe punë të palodhur.

Ai shtoi se lufta tregtare nuk do të ketë fitues dhe se Kina do të qëndrojë e sigurt dhe e fokusuar në menaxhimin e punëve të saj, pavarësisht ndryshimeve në mjedisin global.

Ky përshkallëzim është pjesë e një konflikti të gjatë tregtar ndërmjet dy ekonomive më të mëdha të botës, i cili ka pasur pasoja të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare dhe ka ngritur shqetësime për një mundësitë për recesion global.