Skip to content
Politikë

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO jep vendimin për Malltezin

· 1 min lexim

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka refuzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për të revokuar masën e sigurimit “arrest shtëpie”, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm.

Avokatët e Malltezit kërkuan shfuqizimin e masës, duke argumentuar se ajo bie ndesh me prezumimin e pafajësisë.

Malltezi është në “arrest shtëpie” që prej nëntorit 2023.

Ky është i dyti refuzim për kërkesën e Malltezit, pasi një kërkesë e ngjashme ishte rrëzuar më 24 janar 2025 nga Apeli i GJKKO-së.

Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar 5.4 milionë euro nga një projekt ndërtimi në mënyrë të paligjshme përmes vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Sali Berisha.