Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kërkoi lirimin për arsye shëndetësore! Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-kryebashkiakun e Bulqizës

19:55 14/04/2023
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Pra praktikisht u la në fuqi vendimin e shkallës së parë, edhe pse Alla kishte kërkuar masë më të lehtë sigurie se ajo ‘arrest me burg’.   Theksojmë se në burg janë lënë edhe 12 personat e tjerë të arrestuar bashkë me të, mes tyre dhe nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës. Në burg mbetën edhe: Kujtim Zogu, Rubin. K., Dali Gazidedja, Rasim Daci, Enkeleda Lleshi, Aqif Konesha, Erion Isaku, Arsen Gjoka dhe Ana Nishku.   Avokati ka deklaruar se tashmë u ka mbetur vetëm të shkojnë në Strasburg, duke shtuar se klienti i tij ka qënë me të vërtetë në gjendje të rënduar shëndetësore.

NJOFTIMI:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 14.04.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 10 akti, datë 07.04.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim K.Z., R.K., D.G., R.D., L.A., E.Ll., A.K., E.I., A.Gj. A.N., ndaj vendimit nr. nr. 21, datë 14.03.2023 (mbi caktimin e masave të sigurimit personal) dhe vendimit nr. 24, datë 18.03.2023 (mbi vazhdimin e zbatimit të masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimeve nr. 21, datë 14.03.2023 dhe nr. 24, datë 18.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën e ankimuar nga të hetuarit K.Z., R.K., D.G., R.D., L.A., E.Ll., A.K., A.Gj, A.N. – Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari E.I. ndaj vendimeve nr. 21, datë 14.03.2023 dhe nr. 24, datë 18.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish zyrtari i larte nuk u paraqit në seancë por përfaqësohej nga avokati i tij pasi ish kryebashkiaku ndodhet në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla u vu në pranga rreth 1 muaj më parë. Ndaj tij rëndojnë dy akuza, korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Arrestimi i 21-vjeçarit për publikimin e dokumenteve, a është e aftë SHBA të ruajë sekrete të ndjeshme?!

Arrestimi i 21-vjeçarit për publikimin e dokumenteve, a është e aftë SHBA të ruajë sekrete të ndjeshme?!

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip