Skip to content
Të Gjitha

Kërcet arma në Durrës, plagoset një person

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës. Mësohet se një person është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pranë “Kryqit të Kuq”.

Ambulanca është nisur menjëherë në vendngjarje. Policia ende nuk ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen apo për gjendjen shëndetësore të personit të plagosur që është transportuar drejt spitalit.