Skip to content
Rajoni

Kërcënohet me jetë kryebashkiaku, policia “blindon” banesën e tij  

· 1 min lexim

Kreu i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, mësohet se është kërcënuar me jetë.

Bëhet me dije se si pasojë e kërcënimeve, ndaj kryetarit të Mitrovicës së  është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e tij në Mitrovicën e Jugut.

Disa mjete policore pas njoftimit të kryebashkiakut se është kërcënuar me jetë, kanë ‘blinduar’ perimetrin rreth banesës së Bahtirit, për sigurinë e tij personale, për shkak edhe të pozitës zyrtare publike që kryetari i Komunës ka.

Njoftimi i Policisë:

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se  bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga  ankuesi kryetari  i Mitrovicës së Jugut  A.B.,  Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit. Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së  është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit”, ka deklaruar Prokuroria e Mitrovicës.