Skip to content
Showbiz

Këngëtari shqiptar fejohet papritur dhe publikon pamjet: “Nuk e mbaja dot të fshehur”

· 1 min lexim

Ata u përpoqën ta mbanin të fshehtë sa të mundnin kurorëzimin e dashurisë, por me sa duket janë dorëzuar.

Disa javë më parë, Prive.al njoftoi se këngëtari i njohur, Skerdi ka kurorëzuar dashurinë me Vesa Ramën, gazetaren e Klan Kosovës.

Pas një romance, Vesa mori mbiemrin e Skerdit por ky zhvillim u mbajt më sekret. Sidoqoftë, Skerdi ka vendosur të mos e mbajë më larg syrit të publikut këtë zhvillim të rëndësishëm në jetën e tij.

Ai ka ndarë me ndjekësit një video me personin e zemrës ku shprehet: “Është e vetmja gjë që0 kurrë nuk mbahet fshehur sepse është momenti më i bukur në jetë – Dashuria. Do të doja që çdo njeri të ndihet i lumtur ashtu siç unë tani”.

I urojmë çiftit jetë të lumtur!