Skip to content
Rajoni

Kapet “thesari” i Ndraghetas, ja ku e kishin fshehur

· 2 min lexim

Ditën e sotme një sasi e madhe parash janë gjetur të groposura në oborrin e një shtëpie në Itali. Aksioni i antimafias së shtetit fqinj në saj të sekuestrimit të parave të fituara nga veprimtaritë kriminale ka përfundura me sukses. Një sasi parash prej rreth 1 milion euro është gjetur e groposur në oborrin e një shtëpie në Torino  e cila mendohet se i përket  bosave të mafies italiane “Nraghetta”. Paratë ishin të fshehura brenda disa kazanëve dhe ishin groposur në oborr.

Kontrollet e policisë kanë nisur që prej mëngjesit të ditës së sotme, që është shtrirë edhe në pjesë të tjera të Italisë.

Në krye të grupit, sipas hetuesve, është bosi 43-vjeçar Vittorio Raso, i arrestuar 22 qershorin e kaluar pranë Barcelonës.

Gjatë hetimeve, punonjësit e policisë kanë konfiskuar rreth 800 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme, dy pistoleta, tre pushkë, 12 kilogramë eksploziv, qindra municione dhe një milion euro në prerje të ndryshme.

Një pjesë e këtij thesari u gjet falë përdorimit të detektorëve metalikë me të cilët u kalua në “sitë” toka përreth shtëpive të kontrolluara.

Kështu ata mundën të zbulonin kazanët e mbushur plot e përplot me para, të cilat, pasi u rikthyen në sipërfaqe, zbuluan një thesar të vërtetë kriminal.