Kapet në Malësi të Madhe 39-vjeçari i kërkuar nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Malësi të Madhe gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe homologëve në Spanjë.
Sipas Policisë, operacioni i koduar “Fast” u zhvillua nga Sektori për Searchin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas koordinimit informativ dhe operacional me autoritetet spanjolle për lokalizimin e personave të kërkuar ndërkombëtarisht.
Në pranga ka rënë shtetasi G. H. alias G. H., 39 vjeç, i lindur në Koplik. Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, pasi Gjykata spanjolle, me vendim të datës 8 korrik 2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.
39-vjeçari u arrestua provizorisht në Malësi të Madhe, ndërsa Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tij.