Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Kanë punësuar në administratë subjekte të OFL”, Endrit Braimllari kallëzon penalisht kryebashkiakët (Emrat)

13:44 20/04/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Qarkun e Korçës, Endrit Braimllari, ka kallëzuar penalisht tre kryebashkiakët e Korçës, pasi sipas tij, kanë punësuar në administratë subjekte të OFL-së.

Sipas Braimllarit, “Individë me rekorde kriminale, subjekte të OFL-së, kanë ofruar mbështetje personale, por jo vetëm kaq, për shërbimin që do të japin në fushatë, i ka emëruar edhe në funksione publike”.

Deklarata për mediat e Endrit Braimllarit:

Jemi në këtë komunikim me mediat për të kallëzuar penalisht Sotiraq Filon, kryetari i Bashkisë së Korçës, Gëzim Topçiu, kryetari i Bashkisë së Maliqit, Eduard Duro, kryetari i Bashkisë së Devollit, për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ ‘përdorimin e funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore’. Kallëzimi i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ose ndryshe SPAK.

Këta drejtues institucionesh, të frymëzuar në mënyrë të paligjshme nga Niko Peleshi kanë emëruar shtetas në kundërshtim me ligjin, përdorin administratën publike në funksion të kandidatit të rilindjes në Korçë dhe të gjithë infrastrukturën e Bashkisë. Në kundërshtim me ligjin, këta drejtues kanë emëruar në funksionet publike pjesëtarë të krimit të organizuar dhe subjekte të OFL-së.

Niko Peleshi dhe ushtarët e tij po përdorin Operacionin ‘Forca e Ligjit’ në funksionin e tij personal. Individë me rekorde kriminale, subjekte të OFL-së, kanë ofruar mbështetje personale, por jo vetëm kaq, për shërbimin që do të japin në fushatë, i ka emëruar edhe në funksione publike.

Po ja bëj të qartë Niko Peleshit, Sotiraq Filos, Gëzim Topçiut, Eduard Duros që do më kenë përballë me fakte konkrete dhe të pa tjetërsuara, për t’ia bërë të qartë çdo qytetari të Korçës që administrata publike në Korçë nuk është në shërbimin e qytetarëve, por në interesin personal të Niko Peleshit.

Për të rinjtë dhe të rejat e Korçës nuk ka vende pune, sepse Niko Peleshi me bandën e tij i ka zënë me individë subjekte të OFL-së dhe të krimit të organizuar. Ndaj të dashur qytetarë, 25 Prilli është një ditë shumë e rëndësishme për tu ndarë njëherë e përgjithmonë nga kjo politikë e vjetër, e interesit personal, e shantazhit ndaj qytetarëve dhe të administratës publike.

Korça ka nevojë për një frymë të re. Korça ka nevojë për të zgjedhur në Parlament individë që janë në shërbim të komunitetit dhe jo në shërbimin personal të Niko Peleshit.

Më 25 Prill ju ftoj të votoni numrin 6, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Numri 6 është numri i shpresës dhe i mundësive të punësimit dhe mbështetjes së rinisë korçare.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: braimllarikallezonpemalisht

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Dozat Pfizer për Shqipërinë, Rama: Politikanët “llogjellogë” të mos nxitohen

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip