Skip to content
Bota

“Ka lindur burrë”, gruaja e Macron reagon ashpër ndaj thashethemeve

· 2 min lexim

Pasi u vendos në shënjestër thashethemeve se ajo kishte lindur mashkull, sonja e parë e Frëncës besohet se po e merr shumë seriozisht këtë çështje, duke ndërmarrë hapa konkretë ligjorë.

Përmendim se në thashetheme thuhej se ajo kishte lindur mashkull  dhe emrin e kishte Jean-Michel Trogneux.

Thashethemet për gruan 68-vjeçare të presidentit francez, Emmanuel Macron kanë qarkulluar në mediet sociale në Francë nën hashtagun #JeanMichelTrogneux, sipas medieve të huaja

Zonja e Parë synon të nisë procedurat dhe të bëjë ankesë kundër nxitësve të teorisë së konspiracionit.

Ndërkohë që teoria e diskutueshme u publikua në një revistë të ekstremit të djathtë “Faits et Documents” në muajin shtator, që pretendonte se një hetim tre-vjeçar i mbështetur nga ‘shumë ekspertë’ e bëri këtë pretendim.

Revista mujore prej 12 faqesh, e cila ka publikuar një sërë teorish të çuditshme rreth personazheve publike, thuhet se akuzoi Zonjën e Parë se ishte lindur si burrë dhe quhej Jean-Michel Trogneux.

Kujtojmë që presidenti francez Emmanuel Macron ishte vetëm 15 vjeç kur u njoh me gruan e tij, Brigitte Trogneux, që është 25 vjet më e madhe.  Prindërit e Macron u tronditën  kur zbuluan lajmin dhe hoqën djalin e tyre nga shkolla në Amiens, për të vazhduar arsimin në Paris.

Ajo që u bë më pas zonja e parë e Francës i kishte thënë prindërve të Macron: “Nuk mund t’ju premtoj asgjë” kur i thanë të qëndronte larg nga adoleshenti.