Skip to content
Të Gjitha

“Ka ikur koha e oligarkëve dhe rilindasve lokalë”, Meta shpërthen para Gjykatës Kushtetuese

· 2 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për paligjshmërinë në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Meta ka sfiduar Ramën e Veliajn, duke e çuar vetë kërkesën në Kushtetuese. Kujtojmë këtu se Gjykata Kushtetuese funksionon vetëm nga ana administrative dhe jo juridik.

Pasi ka dorëzuar kërkesën, Meta dha edhe një prononcim për mediat, ku u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.

Meta është shprehur se ky është një proces kriminal ku po ndodh kapja më flagrante e shtetit, një krim kushtetues, kombëtar dhe kulturor.

Eshtë një akt i rëndësishëm, ashtu si të gjitha  përpjekjet e qëndrueshme, sistematike të Presidentit, në raport me Qeverinë, Kuvendin dhe institucionet vendore. Eshtë krim kushtetues, krim kombëtar dhe krim kulturor” – deklaroi presidenti Meta.

I pyetur se Gjykata Kushtetuese nuk funksionon, Meta, tha se “Ramaforma” e la Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese.

“Dua t’i siguroj të gjithë se kam ardhur sot këtu për të garantuar që Republika e Shqipërisë do jetë një vend i sundimit të ligjit dhe popullit.Boll me sundimin e oligarkëve, drejtësia shqiptare do veprojë, ashtu si drejtësia ndërkombëtare”, tha Ilir Meta në fund të deklaratës së tij.