Skip to content
Kryesore

Juventus triumfon, një autogol i dhuron suksesin ndaj Lazios

· 1 min lexim

Juventusi arriti një fitore shumë të vuajtur në shtëpi ndaj Lacios me rezultatin 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e 8-të të Serisë A.  Pavarësisht se bardhezinjtë e Tiago Motës, luajtën në superioritet numerik prej minutës së 24-t, pas daljes me karton të kuq të Alesio Romanjolit, për të zhbllokuar sfidën duhet të prisnin minutën e 85-të, ku një autogol i mbrojtësit Gila, i dhuroi 3 pikë të arta “Zonjës së Vjetër”.

Ky ishte suksesi i 4 në kampionat për Juventusin, që e shikon veten në vendin e dytë me 16 pikë në 8 javë, ndërkohë që në krahun tjetër, Lacio regjistroi humbjen e tretë në Serinë A.  Duelin e radhës Juventusi do e luajë në transfertë ndaj Interit, ndërkohë që Lacio pret Xhenoan.