Skip to content
Të Gjitha

Jo vetëm për pushime, italiani kapet në Vlorë duke vjedhur byzylykët me stil

· 1 min lexim

Një turist italian është kapur duke vjedhur bizhuteri në një dyqan në Vlorë.

Sipas asaj që shkruan “Balkanweb”,  italiani merr disa byzylykë me stil në dorën e majtë dhe më pas i fut në xhep me stil me dorën e djathtë, pasi del nga dyqani.

Sipas informaciove, ky person kishte ardhur me pushime në qytetin e Vlorës.

Gjatë momentit kur kryen vjedhjen, italiani ishte shoqëruar edhe nga një shok i tij.

Mirëpo turisti nuk kishte llogaritur kamerat e sigurisë, që kanë filmuar të gjithë skenën.

Mesa duket italiani paska ardhur në Vlorë, jo vetëm për të bërë pushime.