Skip to content
Aktualitet

Jep dorëheqjen Ramush Haradinaj: Nuk mund ta çoj Kosovën në Hagë

· 1 min lexim

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si kryeministër i Kosovës. Nëpërmjet një deklarate për mediat, ku mund të ndiqej live edhe në rrjetin social Facebook, ai ka bërë të ditur se dorëheqja e tij është e parevokueshme.

Në fund të mbledhjes së Qeverisë, ai është shprehur se e ka marrë këtë vendim pasi ka marrë një thirrje për t’u paraqitur në Hagë për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Haradinaj ka thënë se nuk mund të shkonte në Hagë duke mbajtur postin e kryeministrit të Kosovës.

“Nuk mund ta çoj shtetin e Kosovës dhe kryetarin e qeverisë së Kosovës në Hagë”, tha Haradinaj.