Skip to content
Të Gjitha

“Janë shumë lekë”, zbardhet biseda e kunatit të Çilit me motrën: Nuk janë shumë para, do bëhen lobime dhe shkrime

· 2 min lexim

Pronari i UET, Henri Çili ishte një nga 28 të arrestuarit e dosjes “Mezhgorani”, së bashku me kunatin Gazmir Ajdinaj dhe biznesmenin Sait Fishta.

Në dosjen e prokurorisë të zbardhur nga “Dosja.al”, përfshihet edhe bashkëshortja e Çilit, Pranvera Ajdinaj.

Kjo e fundit bisedon me të vëllanë, i cili i thotë se bashkëshorti i saj do marrë 750 mijë euro për të liruar nga burgu Arbion dhe Albano Alikon.

Pranvera ndërkohë i thotë se janë shumë para, ndërsa Gazmiri i përgjigjet se nuk janë shumë lekë pasi ai do të bëjë lobim, shkrim ndërhyrje në organet e drejtësisë.

Në materialet e prokurorisë është edhe biseda ndërmjet Adil Alikos, babait të të dënuarve dhe Gazmir Ajdinajt.

Pasi mbaron telefonatën me Ajdinajn, Aliko telefonin Sait Fishtën, dhe i thotë se i kanë kërkuar 1 milion euro për ta ndihmuar.

Në ditët në vijim, Henri Çili i jep prokurë punonjësit të tij Betim Shkupit për të vepruar në emër të tij, për marrjen e dy pronave me dhurim nga “Fishta” sh.p.k. në Velipojë.

Më pas Çili komunikon me Ajdinajt, të cilit i thotë se çdo gjë shkoi me sukses dhe do të ketë një shpërblim.

Më 3 shkurt 2020 pronari i UET komunikon me drejtoreshën e Kadastrës së Shkodrës, të cilës i kërkon përshpejtimin e proedurave për regjistrimin e pasurive, ndërsa kjo e fundit i kërkon që t’i sjellë dokumentet.