Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Jam shqiptar”, futbollistin e nxjerrin nga restoranti pasi foli shqip me familjarët

10:59 14/06/2019
Reading Time: 2 min lexim

Ezgjan Alioski është futbollisti me origjinë shqiptare i cili së fundmi ka kaluar një situatë aspak normale në një nga restorantet në Prilep të Maqedonisë.

Alioski ka qenë duke drekuar me familjen e tij dhe me të tjerë familjarë, ndërkohë që pronari i lokalit i ka nxjerrë jashtë për shkak se kishte dëgjuar se në tavolinën e tyre flitej shqip.

Vetë futbollisti shqiptar ka dhënë një intervistë në kanalin “Klan Macedonia”, ku është shprehur se ndihet shumë i irrituar për atë që ka ndodhur në restorant.

Ngjarja ka marrë përmasa të mëdha dhe është konsideruar një skandal i vërtetë nga shumë media dhe personazhe të ndryshëm publikë, duke i ardhur në mbështetje futbollistit shqiptar.

Alioski është shprehur se ai luan për ekipin e Maqedonisë dhe se kishte ardhur nga Anglia për të luajtur për këtë ekip dhe ja se çfarë i kishte ndodhur atij.

Futbollisti më tej ka thënë se ai nuk e fsheh asnjëherë se është shqiptar dhe se në lidhje me ngjarjen ka shtuar se uron që kjo gjë të mos i ndodhë askujt.

“Jam vërtet i irrituar me atë që ndodhi në Prilep. Unë luaj për ekipin e kombëtares së Maqedonisë. Vij nga Anglia për të luajtur dhe ja çka përjetoj këtu. Unë më të afërmit e mi kemi folur gjuhën amtare dhe një njeri erdhi dje më tha se duhet të largosha nga restoranti vetëm për këtë gjë. Ai kishte dëgjuar që unë po flisja shqip me familjen time. Unë nuk kam koment, vetëm uroj që të mos i ndodhë askujt kjo gjë”, tha si përfundim futbollisti shqiptar.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: futbollistin e nxjerrinjam shqiptarnga restorantipasi foli shqip

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

U tërhoq nga gara për SPAK-un, merret vendimi për Shkëlzen Cenën

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip